Kadrijaj: Kurti prej marrjes së pushtetit ka ndryshuar shumë

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se nuk kishte pritur që kreu i ekzekutivit të ndryshonte kaq shumë pas ardhjes së tij në pushtet.

Kadrijaj ka thënë se tanimë, Kurti do të duhej t’iu përgjigjej votuesve të tij dhe jo vetëm.

“S’kam pritur që do të ketë ndryshim kaq drastik, po zoti Kurti në këtë drejtim do të duhej t’iu përgjigjej votuesve të LVV-së dhe deputetëve të tyre, të cilët ende e mbrojnë me fanatizëm se nuk ka Asociacion që ende i detyron me dal në studio televizive e t’i gënjenjë qytetarët”, ka deklaruar ajo.

Krahas kësaj, Kadrijaj ka thënë se Kurti duhet treguar i vëmendshëm në dialog, duke moskrijuar një pushtet të tretë.

“Në aneksmarrëveshjen që po dialogohet, zoti Kurti duhet të jetë i vëmendshëm se çka po nënshkruan dhe çka po diskutohet për celin nen të marrëveshjes veç e veç, sepse duhet t’i ruajë këto parime. Nuk duhet të ketë pushtet të tretë në Kosovë, sepse ne e kemi një model që është i dështuar, e kemi Bosnjen dhe Hercegovinën…”, ka deklaruar Kadrijaj, gjersa ka theksuar se “Zoti Kurti duhet të jetë i vëmendshëm që të mos krijojë një pushtet të tretë në Kosovë”./TVDukagjini

Të ngjashme