Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka njoftuar për një takim me bashkëatdhetarë në Treviso të Italisë.
Ajo shkroi në një postim në Facebook se “diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit”.
“Altin Berisha, një djalë i ri e ka marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Aleancës në këtë qytet. Gjatë bashkëbisedimit fokusi i tyre ishte prespektiva e Kosovës, prespektiva europiane dhe të gjitha qështjet tjera në interes të Kosovës dhe popullin e Kosovës. Diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Na priftë e mbara AAK!”, shkroi Kadrijaj.