Kadrijaj: Nuk e votojmë asnjë, le ta zhbllokojnë ata që e kanë bllokuar situatën

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kjo parti nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga pakicat serbe, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, situatën duhet ta zhbllokojnë “ata që e kanë bllokuar”.

“Nuk do të votojmë asnjë, thashë ata që e kanë bllokuar këtë situatë le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog, kemi ardhur deri këtu. Asnjëherë zgjedhja e nënkryetarëve nuk është politizuar në këtë formë”, ka deklaruar Kadrijaj.

Të ngjashme