Kadrijaj: Nuk pres rezultat nga seanca – VV duhet të ketë afat për propozimin e kandidates

Prishtinë | 05 Qer 2025 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shprehur skepticizëm për vazhdimin e seancës së sotme parlamentare, duke thënë se nuk pret ndonjë rezultat konkret, raporton Ekonomia Online.

“Presim të përsëritet i njëjti skenar. Seanca të mos zgjasë më shumë se gjysmë ore dhe të kthehemi në shtëpi. Nuk është i drejtë ky bllokim që po bën Kurti,” tha ajo.

Kadrijaj ka kërkuar që Vetëvendosje të ketë afat të përcaktuar për propozimin e kandidates për president, duke theksuar se nuk duhet të lejohet një proces pa kufi kohor.

Të ngjashme