Kadrijaj paralajmëron të publikojë keqpërdorime të tjera të Haxhiut e Vitisë, po merren me trafikime testesh

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur edhe Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pas reagimit të MSH-së për publikim e një vendimi të kësaj ministrie nga deputetja.

Kadrijaj në reagimin e saj të rradhës ka thënë se vendimi që publikoi dhe diagnozat janë korrupsioni dhe pafytyrësia e Vitisë, shkruan gazeta inFokus.

Ajo ka thënë se as Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe as Ministri Vitia nuk kanë nevojë ti kujtojnë asaj betimin e Hipokratit.

Sipas saj ajo flet edhe në cilësinë e mjekes edhe të deputetes se Kuvendit të Kosovës.

Madje ajo ka thënë që do të vazhdojë të publikoje edhe vendime të tjera dhe diagnoza nga Ministria e Shëndetësisë./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i plotë:

Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!

Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë

Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri!

Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!

Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!

Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar “Diagnozat” e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me “diagnoza”:

vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra

e-maila

mesazhe personale që keni dërguar në:

Qendrën e Studentëve

Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës

dhe krejt këto me një qëllim: sesi t’u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!

S’e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.

Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.

Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!

Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj!

(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)

Prokuroria duhet urgjentisht t’i kryen detyrat e veta.

Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!

Për këtë jam betuar si Mjeke!

Për këtë jam betuar si Deputate!

Të ngjashme