Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj- Stublla, nuk ka përfunduar të plotë raportimin sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi kryetarja e këtij Komisioni, Time Kadrijaj, ka mbyllur takimin pasi, siç ka thënë ajo vazhdimi i mbledhjes ka qenë i pa mundur pas pengesave nga deputetët e Vetëvendosjes.
E para e komisionit tha se kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve të Vetëvendosjes.
“Kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve Vetëvendosjes. Brenda komisionit janë deputetë që kanë karrierë të gjatë. Kjo nuk është hera e parë që ndodhë kjo, që janë fyer deputetët”.
Ajo ka thënë se nënkryetari i Kuvendit është ofenduar nga deputeti Gazmend Gjyshinca.
“Është zotëri Kujtim Shala i cili u ofendua nga Gazmend Gjyshinca është e papranueshme jemi detyruar ta ndërpresim raportimin”, është shprehur ajo.
Sipas Kadriajt edhe nesër e kanë paraparë edhe një mbledhje të komisionit të rregullt mirëpo me atmosefrën që është krijuar nga dy deputetët e VV-së duhet ta anulojmë sepse në situata të tilla nuk mund të mbahet, e të cilët nuk respektuan as distancën.