Pas akuzave të Naim Miftarit kundrejt liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të këtij të fundit se deputeti Zyba ka bërë rolin e sekserit të votave në çështjen e zgjedhjes së presidentit, ka reaguar deputetja Time Kadrijaj.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook: “Po shihet kush është Sali Zyba, kur ka mbet me mbrojt soji i Naim Miftarit!”. Naim Miftari njihet si person kontravers dhe që është paraqitur si ish pjesëtar i SHIK-ut, e që kohë pas kohe ka akuzuar krerët e UÇK-së, me akuza të rënda që asnjëherë nuk janë argumentuar.