Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, përmës një publikimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se inaugurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, do të bëhet nesër i segmentit të fundit nga Ferizaji deri në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht urës më të gjatë në rajon,shkruan EkonomiaOnline
Shkrimi i plotë:
Nesër, me datë 29 Maj 2019, me fillim në ora 11:00, në Urën më të lartë në Han të Elezit, bëhet inaugurimi i projektit më të mirë inxhinierik në Ballkan, Autostrada “Arbën Xhaferi”, segmenti i fundit nga Ferizaji deri në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht urës më të gjatë në rajon.
Andaj, ftoheni të jeni pjesë e kësaj ngjarje të madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ju jeni ata që mundësuat realizimin e këtij projekti madhor. Janë taksat tuaja të përkthyera në investime në projekte madhore si ky që po e përfundojmë sot. Pra, të jemi bashkë në këtë festë!