Leroy Sane është bashkuar me Bayern Munich në verën e vitit 2019.
Mirëpo sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë te Bavarezët pas transferimit nga Manchester City.
24-vjeçari ka marrë shumë kritika për paraqitjen e tij, përkundër se ka shënuar pesë gola e ka bërë tre asistime në 16 ndeshje të zhvilluara.
Mediat gjermane kanë raportuar për një prishje të marrëdhënieve mes trajnerit Hansi Flick dhe futbollistit, por këtë e ka mohuar drejtuesi Olivier Kahn.
Sipas ish-kapiteni bavarez, këto janë gjëra normale në futboll dhe ai që ka luajtur e di që këto kanë ekzistuar edhe në të kaluarën.
“Mendoj që po fryhet shumë kjo çështje. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit”.
“Ne jemi të lumtur që Sane është pjesë jona, e kemi blerë pasi besojmë se me aftësitë e tij ai do të na ndihmojë për të arritur objektivat tanë”.
“Ai është një djalosh shumë i mirë dhe atë çfarë ndodhi në Leverkusen e ka lënë pas krahëve”, ka deklaruar Kahn.