Kajtazi për Osmanin: Përveç shtëpive në “Marigona”, kurrë nuk i ka shërbyer vendit me asgjë

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka thënë se LDK nuk ka nevojë të komprometohet me presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo përpos intrigave makiavleiste nuk thotë asgjë në politikë.

Kajtazi po ashtu thotë se Osmani kurrë nuk i ka shërbyer vendit me asgjë, përveç shtëpive në lagjen “Marigona”.

“LDK nuk ka nevojë të komprometohet me Vjosën. Ajo, përpos intrigës makiaveliste, nuk thotë asgjë në politikë. Përveç shtëpive në Marigona, kurrë nuk i ka shërbyer vendit me asgjë. Gjithashtu, familja e burrit të saj, për dhjetë vite (1989–1999), kurrë nuk ka bërë asnjë gram punë as për LDK-në, as për vendin. E vetmja “meritë” që Vjosa ka është shkërmoqja e LDK-së. LDK ka politikanë më të mirë, më kontributdhënës, më të devotshëm, më të ndershëm, më profesionistë dhe më atdhedashës se Vjosa, ka  edhe në nëndegët më të largëta”, ka shkruar ai.

Të ngjashme