Kajtazi tregon se a është Insajderi pjesë e ndonjë agjende politike

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 21:18 | Nga

Kryeredaktori i portalit Insajderi, i cili ka publikuar biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011, ka mohuar që mediumi që ai drejton të jetë pjesë e ndonjë agjende politike.

Vehbi Kajtazi ka thënë në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express se përgjigja më e mirë për dyshimet se Insajderi po punon për ta dëmtuar PDK’në është përmbajtja e Insajderit.

Ai ka kujtuar se Insajderi është akuzuar në të kaluarën se punon pikërisht për PDK’në, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai i ka quajtur këto konspiracione, duke mohuar se Insajderi është pjesë e ndonjë agjende politike.

Insajderi, sipas Kajtazit, ka vetëm një agjendë: Nxjerrjen e të gjitha materialeve që dëshmojnë krimin dhe korriupsionin.

Kajtazi ka thënë se Insajderi ka marrë kërcënime për përgjimet nga persona të caktuar, por se nuk e di nëse ato janë bërë me urdhër të protagonistëve të përgjimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme