Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, ka kritikuar Izraelin duke thënë se sulmet e këtij shteti në Gaza po shkojnë përtej asaj që është e nevojshme për ta luftuar Hamasin.
Kallas tha gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk e ka mbështetur një model të ri të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, model ky i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, e i cili anashkalon OKB-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
“Ne nuk e mbështesim privatizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare. Ndihmat humanitare nuk mund të përdoren si armë”, tha ajo, shkruan BBC.
Këto komente, Kallas i bëri pasi kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, u shpreh se “nuk i kupton më” objektivat e Izraelit në Gaza.