“Kallet” ShBA-ja, në shumë qytete shpërthejnë protesta pas vrasjes së zezakut nga polici

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara kanë shpërthyer protesta pas vrasjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë në Minneapolis.

Qindra njerëz dolën afër Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd-it, shkruan “BBC”, transmetin Gazeta Express. Protesta pati edhe në Minnesota, New York dhe Kaliforni.

Një ish-polic është arrestuar dhe kundër tij është ngritur akuzë për vrasje të një personi në ndalim.

Ish-polici Derek Chauvin është shfaqur në video duke ia mbajtur për disa minuta gjurin mbi qafë afrikano-amerikanit derisa ky mbeti pa ndjenja. Polici në fjalë dhe tre të tjerë tashmë janë përjashtuar nga puna.

I dyshuari kryesor për këtë rast pritet të dalë për herë të parë në gjykatë të hënën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar incidentin si një gjë të tmerrshme dhe tha se ka biseduar me familjarët e viktimës, për të cilët tha se janë njerëz të mrekullueshëm.

Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje të dhunshme në disa qytete, përfshirë qytetet New York, Los Angeles, Chicago, Denver, Houston, Lousville, Phoenix, Columbus dhe Memphis.

Në Atlanta, ndërtesat u dëmtuan dhe një veture të plicisë iu vu flaka përderisa protestuesit u mblodhën afër zyrave të televizionit CNN.

Në Dallas, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve pasi u sulmua me gurë.

Ky rast e ka shtuar zemërimin e amerikanëve kundër vrasjeve të zezakëve nga policia.

Të ngjashme