Kaloi 39 vjet në burg për një krim që nuk e kishte kryer

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Craig Coley kurrë nuk duhet ti kishte kaluar 39 vjet burg. Ai u dënua për një krim që nuk e kishte bërë. 71-vjeçari u akuzua për vrasjen e Rhonda Wicht dhe djalit të saj 4-vjeçar, Donald, në vitin 1978. Por 39 vite më pas, Coley është shpallur i pafajshëm dhe do marrë një shpërblim prej 21 milionë dollarë.

Çështja u rihap pas kaq shumë vitesh dhe nga provat e AND-së, rezultoi se nuk ishte Colei vrasësi. Ai gjatë asaj kohe ishte në një marrëdhënie me Wicht. Gruaja u gjet e mbytur me litar. Gjithashtu edhe djali i Wicht ishte mbytur në shtratin e tij.

Ishte dëshmia e fqinjit të gruas që solli dënimin e Colei. Dëshmitari tha se pa kamionin e tij të parkuar jashtë ndërtesës së gruas dhe pa dikë që përputhej me përshkrimin e tij.

Coley u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht.

Lufta e Coley për të përmbysur vendimin u ndihmua nga një agjent policie në Simi Valley, Mike Bender.

Fillimisht u konstatua se dëshmitari, që tha se pa kamionin e Colei nuk mund të kishte një pamje të qartë të automjetit nga dritarja e tij.

Dëshmitë bindëse për pafajësinë e tij u siguruan kur provat e AND-së të mbledhura në vendngjarje u ri-ekzaminuan.

Asnjë ADN nuk përputhej me atë të 71 vjeçarit.

Coley u konsiderua si një i burgosur model pasi studoi për një diplomë bachelor gjatë kohës që ishte në burg.

Të ngjashme