Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është tërhequr nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Nëpërmjet një letre, Dvorani argumenton se kërkesa e tij për t’u tërhequr nga ky kandidim, vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED).
“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e parevokueshme” – thuhet në letër.
Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar filtrin e vettingut.