Kalojnë propozimet e PDK-së që në pagën minimale të përfshihen edhe veteranët

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 15:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pesë vota për, dy kundër dhe një abstenim, ka kaluar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere tri amendamentet e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Propozimin e bëri deputeti i PDK-së, Ferat Shala.  Propozimi i parë kishte të bënte me përfshirjen e veteranëve në pagën minimale.

“Neni 2 ‘Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 04/L261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-/4|” i Projektligjit, propozojmë të fshihet dhe nenet vijuese renditen sipas radhës së tyre numerike”.

“Arsyetim, Propozimi qe neni 2 i projektligjit të fshihet, është i domosdoshëm për faktin se, përjashtimi i veteranëve te luftës së UÇK-se nga paga minimale e cila do të përcaktohet sipas kushteve që i përcakton ky projektligji, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe diskriminues sepse përveç tjerash pensioni i tyre është i përcaktuar me ligjin bazik te pensioneve”, thuhet në arsyetimin e Shalës.

Amendamenti i dytë kishte të bënte me plotësimin e ligjit për personat e verbër. Ndërsa amendamenti i tretë ka të bëjë personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

Ndërsa propozimi i GP të AAK-së, nuk arriti t’i marrin votat e deputetëve në këtë Komision.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme