Policia e Malit të Zi ka sekuestruar gjatë ditës së sotme një sasi prej 18 kilogram lëndë narkotike në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot 307″, me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte M.SH. (54) nga Paraqini, policia e Malit të Zi gjeti 22 pako drogë.
Droga u zbulua në pjesën e gomës rezervë. Policia e ka ndaluar shoferin me shtetësi serbe.