Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Pas një debati që ka nisur rreth mesditës, për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Kurti votuan 82 deputetë; shumica e deputetëve nga LDK-ja dhe partitë opozitare.
Kundër votuan 32 deputetë. Deputetëve të Vetëvendosje iu është bashkuar dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se nuk do të votojë asnjë mocion “që e kthen PAN-in në Qeveri”.
Ndërsa dy deputetë (të LDK-së) abstenuan.
Qeveria Kurti e mori detyrën vetëm para 51 ditësh.