Me 60 vota për dhe 3 abstenime ka kaluar në lexim të parë, Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, kërkoi shfuqizimin e lojërave të fatit.
“Më duket në kohë të shkurtë që jemi zgjidhja më optimale do ishte shfuqizimi i lojërave të fatit”, tha ai.
Në orën 18:00 do mblidhet komisioni për Buxhet dhe Financa për shqyrtimin e këtij projektligji si dhe amendamenteve të saj.
Kuvendi do mblidhet prapë në orën 18:30 për tu kthyer prapë për Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit i cili pritet të votohet në lexim të dytë.