Kalon propozimi i Duda Baljes, 1.8 milionë € për aparatin që bën rrezatimin preciz të tumoreve!

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Me shumicë votash është miratuar amendamenti për ndarjen e 1.8 milionë eurove për blerjen e një aparati që ndihmon në rrezatimin preciz të tumoreve.

Ky propozim është ideuar nga deputetja boshnjake, Duda Balje.

Aparati në fjalë është i domosdoshme për rrezatim precize të tumoreve të të gjitha lokalizimeve si dhe për numrin e lartë të pacienteve të cilët kanë nevojë për këtë.

Kësisoj, me këtë aparat për 6 vite nuk është e obligueshme të dërgohen pacientet e gjinisë femërorë jashtë shtetit për rrezatim.

Kujtojmë se amandamenti në fjalë nuk kushte përkrahje nga Komisioni përkatës mirëpo në Kuvend mori shumicën e votave. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme