Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona njëri shtetas i Shqipërisë tjetri i Maqedonisë së Veriut, pasi që të njëjtit kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut me vendim të prokurorit është depërtuar për në shtetin e tij.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
Rr. Glloboqicë, Borje, 29.06.2021-21:40. Njësiti patrullues gjatë patrullimit në afërsi të kufirit kishte ndaluar të dyshuarin mashkull shtetasi Shqipërisë i cili nuk posedonte dokumente identifikimi dhe i njëjti kishte kaluar kufirin në mënyrë të pa ligjshme duke i shfrytëzuar rrugët ilegale afër kufirit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari depërtohet përmes PKK në Vërmicë.
Ferizaj 29.06.2021 – 08:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i R. Maqedonisë së Veriut, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është depërtuar për në shtetin e R. Maqedonisë së Veriut.