Arjola Demiri, e njohur më shumë nga publiku me rolin e “Xhbanes” te seriali vendor “O sa mirë”, që nga 5 tetori ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.
Aktorja e cila ka qenë pjesë edhe e disa filmave shqiptarë, po pëlqehet shumë nga publiku për karakterin e saj të fortë që ka treguar gjatë këtyre dy javëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.
Ditën e sotme ajo e ka nisur me një bisedë me aktoren, Monika Lubonja dhe këngëtaren Sheila Haxhiraj, derisa është shprehur se mezi po pret që të publikohet një film i metrazhit të shkurtër, ku pjesë e tij ka qenë edhe vetë Arjola.
“Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak,- tha Arjola, teksa shtoi se në këtë film i është dashur të xhirojë edhe një skenë intime.
BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.