Ish banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka zbuluar disa detaje të cilat nuk ishin vënë re nga kamerat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ramçaj zbuloi se në natën kur u fut ai në shtëpinë e Big Brother VIP, kishte pasur një varëse të vajës së Arjolës në gojë të cilën produksioni nuk kishte arritur t’ia dallonte.
“Natën që u futa, unë kam rrezikuar shumë. Një natë para se të futem në shtëpinë e Big Brother VIP, takova gocën e Arjolës dhe ajo më dha një varëse të saj, ku më pas kur unë u hyra në BB e futa nën gjuhë dhe ia dorëzova Arjolës”, tha Ramçaj derisa po fliste për raportin e tij me Arjolën pasi kjo e fundit kishte thënë që Meridiani nuk i ishte afruar.
Gjithashtu në fillim të spektaklit Meridiani kritikoi edhe produksionin për mos kujdesin ndaj të ftuarve të cilët i kanë dhënë informacione Donaldit sa herë janë futur në shtëpinë e Big Brother VIP.