“Kam me t’vra ty dhe familjen tënde”/ Burri kanos dhe dëbon nga shtëpia gruan në Veternik, përfundon në Polici

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, të cilët shumë herë nuk i denoncojnë në momentin kur përjetojnë dhunën. Një rast i tillë ka ndodhur edhe Veternik të Prishtinës, të dielën në mesditë.

Sinjali mëson se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në Polici nga një grua, e cila e ka denoncuar bashkëshortin për dhunën që ka ushtruar ndaj saj, duke i shkaktuar frikë e pasiguri.

Përveç dhunës psikike, i dyshuari B.Z., edhe e ka kërcënuar gruan e tij, ashtu që gjatë konfliktit verbal, iu ka drejtuar me fjalët  “kam me të vra ty dhe familjen tënde”, duke e dëbuar më pas nga shtëpia.

E shqetësuar për situatën që u krijua, gruaja e raportoi rastin dhe kërkoi ndihmë nga Policia, para se t’i ndodhë diçka e keqe, asaj dhe familjes.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, ndaj të cilit Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “dhunë në familje”.

Të ngjashme