Partizani dhe Roma do luajnë sot në 20:00 një test miqësor në “Air Albania”. Skuadra e Serisë A italiane ka mbërritur në tokën shqiptare në orën 12:30 të së shtunës, teksa do akomodohet në një nga hotelet pranë stadiumit.
Miqësorja e luksit për Partizanin do ndiqet nga më shumë se 18 mijë tifozë, me biletat qe janë thuajse të shitura për këtë mbrëmje. Tanimë kundërshtarët e kampionëve të Shqipërisë janë në Tiranë.