“Kam qenë dy vite në depresion”- Transgjinorja Edona James rrëfen për herë të parë vështirësitë që ka kaluar për tu bërë femër

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Transgjinorja Edona James së fundmi gjatë një bisede me Linda Halimin në “Big Brother Vip Kosova” ka treguar vështirësitë që ka kaluar për tu bërë femër.

Ajo tregoi se një ndër vështirësitë ka qenë të mbledhë paratë për të bërë operacionin, ndërsa tha që është gjykuar shumë edhe nga njerëzit.

“Më e rënda ka qenë që është dashur t’i bëj paratë për operacione. S’më kanë parë si njeri. Kam luftuar shumë për të qenë kjo që jam. Dhimbja ime më e madhe për mua, kanë qenë komentet e njerëzve. Për operacionin s’kam pasur dhimbje. Unë kam parë ëndrrën time pas operacionit. Tani jam shumë e lumtur sepse e di se për çfarë kam luftuar. Kam qenë dy vite në depresion dhe s’kam dalë nga shtëpia dhe asnjë s’ka qenë me mua, i kam kaluar vetëm të gjitha”– tha Edona.

Të ngjashme