Askujt nuk do t’ia merrte mendja, por Dafina Zeqiri ka vuajtur nga depresioni.
Këngëtarja e ka zbuluar këtë gjë me anë të një postimi nga aktorja Jada Pinket Smith ku fliste për shëndetin mendor.
Shkrimin e shpërndau duke e shoqëruar me përjetimin që kishte kaluar, transmeton Klan Kosova.
”Disa prej gjërave që familja dhe fansat e mi nuk do ta kishin menduar kurrë që i kam kaluar.”
Pas kësaj, publikoi një fotografi tjetër duke i dhënë ndjekësve të saj disa këshilla:
”Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”.
Postimet i fshiu pas pak orësh.