Kamberi i jep fitoren Hibernianit në Ligën e Evropë

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 10:29 | Nga

Florian Kamberi ka vazhduar shkëlqimin e tij tek skuadra skoceze Hibernian.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë edhe në një ndeshje vendimtar për ekipin e tij.

Hibernian u takua me grekët e Asteras Tripolis në kuadër të turit të dytë në Ligën e Evropës.

Mysafirët kaluan shpejtë në epërsi dhe pjesën e parë e mbyllën me dy gola diferencë 0-2.

Por vendasit të udhëhequr nga Florian Kamberi rikthyen gjithçka në të mirë të tyre në pjesën e dytë.

Kamberi edhe njëherë ishte hero për Hibernianin duke shënuar golin e fitores 3-2 në minutën e 93-të.

Ky ishte goli i katërt në tri ndeshjet e Ligës së Evropës për Kamberin këtë edicion.

Kujtojmë që sulmuesi nga Kosova iu bashkua Hibernianit nga gjiganti zviceran Grasshoppers.

https://www.youtube.com/watch?v=nEzXM0nlR6A

Të ngjashme