Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka nisur një peticion me anë të së cilës kërkon ndërtimin e Qendres Memoriale në Batajnicë.
Kamberi ka deklaruar se e ka nënshkruar edhe vetë këtë peticion.
Ai iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkangjiten inciativës së tij.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz:https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija