Kamberi kërkon nga Von Der Leyen të hiqet videoja ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Prishtinë | 02 Jan 2025 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Komisionit Evropioan, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku ka paraqitur hartën e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania.

Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova s’figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian, në nga ta dhe politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën.“Ku është shteti i Kosovës”, ka komentuar Pack në postimin e Von Der Leyen.

Ndërsa edhe analistja Kaltrina Kamberi ka reaguar ndaj këtij fakti duke thënë se Kosova është një komb i pavarur dhe shfaqja e saj si pjesë e Serbisë është një keqinterpretim i qartë.

“Si përfaqësues i BE-së, është e rëndësishme të sigurohet që hartat të pasqyrojnë me saktësi sovranitetin e vendeve. Kosova është një komb i pavarur dhe shfaqja e saj si pjesë e Serbisë është një keqinterpretim i qartë. Unë e kam theksuar nevojën për të përditësuar hartën për të pasqyruar statusin e Kosovës përpara se videoja të ripostohet”, ka shkruar Kamberi.

Ajo ka kërkuar që kjo të ndryshohet shpejt dhe e ka quajtur si tejet “skandaloze”

Të ngjashme