Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në parlamentin e Serbisë.
Begaj tha se me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi. Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë. E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shtuar Begaj.