Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher R. Hill.
Ai ka thënë se në takim diskutuan për kërkesat që ia kanë dërguar presidentit Vuçiq.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se “Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”.
“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi. Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, ka shkruar Kamberi në Facebook”.