Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, e ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë.
Kamberi tha se Serbia në gjithë këto vite po e mban peng vetën, duke e mospranuar realitetin.
“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”.
Urimi i plotë:
« Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”).
Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mos ballafaqimi me të kaluarën e saj.
Kosovë, Urime!