Ndërtimi i pendëve të Kremenatës dhe Desivojcës së Kamenicës ishte pjesë e dokumentit strategjik të Qeverisë së Kosovës që nga 2010-a.
Mirëpo vetëm më 2017, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte flokuar mjete për studimin e fizibilitetit për to, shkruan sot Koha Ditore.
Qeverisja lokale në Kamenicës deklaron se ndërtimi i pendës së Kremenatës do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë qytetarët e Kamenicës dhe do të mundësonte edhe zhvillimin e bujqësisë. Kjo, ngase do të mundësohej edhe ndërtimi i sistemi të ujitjes.
Valon Maliqi, nënkryetar i Kamenicës, deklaron se kanë zhvilluar një takim me Albulena Reshitajn, ministre e Mjedisit, me ç’rast kanë marrë zotimin se procesi do të ecë përpara pasi të përfundojë studimi i fizibilitetit që ka të bëjë me ndërtimin e pendës së Kremenatës e më vonë edhe të Desivojcës.