Kamenicë, bursë deri në 1800 euro për nxënësit

| 05 Mar 2021 | 20:40 | Nga

Komuna e Kamenicës ka hapur konkurs për të ndarë bursa për nxënësit e shkollave fillore.

Janë 31 filloristë që do të përfitojnë shuma parash nga 270 euro deri në 1800 euro në vit, njofton Klan Kosova.

Përveç notave të mira, ata që duan të përfitojnë duhet të jenë banorë të fshatrave të thella dhe që udhëtojnë larg për në shkollë.

Këtu përfshihen fshatrat: Maroc, Velegllavë, Poliçkë, Bllatë, Lagjja e Ibrahimëve (Koretin), Gjyrishec, Krilevë, Lajçiq dhe Desivojcë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme