Sipas informacioneve më të reja, si duket sensori i kamerës 64MP S5KGW2, i cili do të përdoret si kamerë zoom në telefonat Galaxy S20 dhe S20+, nuk do të prodhojë foto të pixel-binnuara 4-në-1 prej 16MP. Në vend të kësaj, do të përdoret për kropim për të arritur foto të zoomuara, raporton GSMArena.
Tek ky informacion erdhi informatori Ice Universe, i cili pretendon se kamera do të ofrojë mbështetje për video 8K (me gjasë 8K @30fps).
Më herët e patëm mundësinë ta shohim një listë të specifikimeve, e cila sugjeron që Galaxy S20/S20+ do ta ketë opsionin për zoomim optik 3x mbi sensorin 64MP S5KGW2 (por për këtë nuk ka konfirmime zyrtare) dhe do të ketë deri në 30x zoom digjital, shkruan KOHA Ditore. Tani duket se zoomimi do të jetë i tipit “lossless” dhe do t’i nxjerrë pikselët nga sensori.
Galaxy S20 Ultra do të ketë kamerë periskop 48MP IMX586 me zoom optik 10x dhe zoom digjital deri në 100x. Telefoni gjithashtu pritet ta implementojë sensorin e ri 108MP S5KHM1.