Kamerunasi Bassomben, në Ferizaj ka gjetur vendin ideal për zhvillim

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Lojtarë nga shtete të ndr – yshme afrikane ka kohë që janë pjesë e pandashme e skuadrave kosovare të futbollit. Edhe në këtë edicion klube të Superligës, por edhe të Ligës së Parë, kanë në përbërje dhjetëra lojtarë afrikanë.

Disa e bëjnë dallimin dhe mbesin në kujtesë të tifozëve e shumë largohen pa lënë ndonjë gjurmë. Pamphile Bassomben është sportisti i radhës nga Afrika që synon të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kosovarë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist prej dhjetëra sa janë aktualisht në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Bëhet fjalë për hendbollistin shtatlartë të Kastriotit të Ferizajt. Bassomben me paraqitjet në gjysmëfinale dhe finale të Kupës, por edhe në ndeshjet e mëhershme gjatë këtij viti, është dëshmuar përforcim i madh për Kastriotin e Ferizajt.

Të tillë e vlerësojnë në skuadrën ferizajase, por edhe në skuadrat e tjera të hendbollit në vend. Kastrioti të dielën e kaluar pas pritjes së gjatë fitoi Kupën e Kosovës në hendboll. Në gjysmëfinale e mposhti Besa Famgasin e Pejës për t’i dhënë fund dominimit të kësaj skuadre në garat për Kupë. Në gjysmëfinale, Bassomben ishte prej lojtarëve kryesorë dhe më efikasi së bashku me Deniz Terziqin me nga shtatë gola.

Edhe në finale ishte prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Verim Zherka. Në finalen ndaj Prishtinës, Bassomben shënoi gjashtë gola, ndërsa dha kontribut të madh edhe në mbrojtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme