Kamionë ushtarak i shtohen ushtrisë, Maqedonci: FSK-ja çdoherë e më e pajisur

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kamionët ushtarak RheinMetall MAN HX2, 8×8, prodhim gjerman, i janë shtuar arsenalit të ushtrisë së vendit tonë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se këta kamionë 10 prej të cilëve janë blerë nga Republika Federale e Gjermanisë e pesë donacion, janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë. Menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira. Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, ka shkruar Maqedonci.

No photo description available.

Të ngjashme