Kamioni i “Bardhit” lëndon tre persona

| 15 Qer 2019 | 22:04 | Nga

Tre persona morën lëndime pasi nje kamion transportues ka goditur veturën e tyre në udhëkryqin afër shkollës” Tefik Çanga” në Ferizaj, pasditen e sotme.

Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ndodhi kur shoferi i kamionit të kompanisë ndërtimore “Bardhi” kishte bërë kthim te palejuar nga shiriti i mesēm, duke e prerë nga anash veturën ne shiritin fqinj, me ç’rast ishin lënduar vozitësja e automjetit, dhe dy bashkudhëtaret e saj.

Zëdhënësi i policisë së Ferizajt, togeri Agim Gashi njoftoi se të lënduarat pas trajtimit në emergjencën e Ferizajt janë lëshuar për në shtëpi, ndërsa rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

Burime nga emergjenca e Ferizajt bējnë të ditur se vozitësja e automjetit të aksidentuar ishte shtatëzënë.

(Fotot: Ferizajpress)

Të ngjashme