Kampionati Evropian në Basketboll (Eurobasket 2017), organizatorë të të cilit janë Turqia, Finlanda, Izraeli dhe Rumania, do të fillojë sot me ndeshjet e fazës së grupeve
Në ditën e parë të Kampionatit të 40-të evropian të Basketbollit, do të luhen gjashtë ndeshje.
Ndeshjet e Grupit A do të luhen në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Ndeshjet e Grupit B në kryeqytetin izraelit Tel Aviv, ato të grupit C në qytetin rumun, Cluj Napoc dhe ato të Grupit D do të luhen në Stamboll.
Pas përfundimit të fazës grupore të kampionatit, të gjitha ndeshjet do të luhen në Stamboll.
Grupi A: Poloni, Greqi, Francë, Finlandë, Islandë, Slloveni
Grupi B: Ukrainë, Izrael, Lituani, Gjeorgji, Itali, Gjermani
Grupi C: Kroaci, Çeki, Spanjë, Mali i Zi, Rumani, Hungari
Grupi D: Turqi, Rusi, Serbi, Letoni, Britani e Madhe, Belgjikë
Në grupin A, sot do të ballafaqohen Sllovenia dhe Polonia, Islanda dhe Greqia, Franca dhe Finlanda, ndërsa në Grupin B do të përballen Gjermania dhe Ukraina, Lituania dhe Gjeorgjia si dhe Italia me Izraelin.
Sa i përket grupit C dhe D, të premten, më 1 shtator, në Grupin C do të ballafaqohen, Hungaria dhe Kroacia, Spanja dhe Mali i Zi, Rumania dhe Çekia. Në Grupin D në të njëjtën ditë, ndeshjet janë planifikuar midis Belgjikës dhe Britanisë së Madhe, Serbisë dhe Letonisë, Turqisë dhe Rusisë.
Në fazën grupore të kampionatit, do të luajnë 24 skuadra, dhe dy nga secila prej katër grupeve nuk do të vazhdojnë garën.