Kampionët e Xhudos në përcjelle të policisë dhe me brohoritje nga Dardanët të cilët vazhdimisht kanë thirrur me moton “Kampionët”, ata sapo janë larguar nga Aeroporti për të vazhduar tek Sheshi “Zahir Pajaziti”, ku shumë qytetarë i presin me entuziazëm atje, raporton Ekonomia Online.
Ekipi olimpik për pak minuta do të mbajë një konferencë për media, e më pas do t’ia mësyjë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku është organizuar një pritje e madhe. Në aeroport ka dalë një numër i madh i qytetarëve për t’i pritur qytetarët, e aty është edhe kryeministri Albin Kurti.