Kampionia e re e Evropës, boksierja kosvare Donjeta Sadiku, kthehet në Kosovë të martën mbrëma.
“Nesër kthehemi nga Turqia”, tha për Sportali.net, zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, i cili e ka ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian të boksit për të reja, që është zhvilluar në Ordu të Turqisë.
Ardhja e kampiones evropiane pritet rreth orës 19.40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Bashkë me kampionen do të kthehet edhe trajneri Besim Brahimi, i cili nuk e ka fshehur dot gëzimin pas kësaj fitoreje të madhe të nxënëses së tij.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, ndonëse e kam parandier se Donjeta do të bëhet kampione, që pas luftës së parë, kundër boksieres ruse, Dina Bogdanova”, ka thënë Brahimi.