Majlinda Kelmendi është duke punuar shumë për kthim të suksesshëm në tatami, shkruan sot Koha Ditore.
Kampionia olimpike në xhudo pritet të kthehet në gara në muajin qershor, por synim është që ajo të jetë në formë të mirë për botërorin e xhudos, që mbahet prej 20 deri më 27 shtator në Baku të Azerbajxhanit. Pritet që 26-vjeçarja të ketë disa gara testuese në muajt e verës para se të kërkojë medalje në botërorin e vitit 2018.
Ishte botërori i vitit 2017 gara e fundit në të cilën u paraqit Majlinda. Ajo u rendit e pesta në Budapest, por kishte lënduar gjurin gjatë garimit.
Nuk vonoi dhe iu nënshtrua një operimi. Në fillim të vitit ka pasur një intervenim për të zgjedhur telashet me dhimbje në shpinë, që po i zgjasin për vite të tëra. Dhe tani po punon për rikthim.