Kanada – Bosnja dhe Hercegovina, përballja e mbrëmjes në Kupën e Botës

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Dita e dytë në Kupën e Botës nisi herët me kohën tonë lokale me përballjen Korea e Jugut dhe Çekia.

Jugkoreanët triumfuan me përmbysje 2:1, duke e nisur jashtëzakonisht mirë kampanjën në këtë Botëror.

Ndërsa, dueli i mbrëmjes pritet të jetë mjaft interesant, teksa kombëtarja nikoqire, Kanadaja do të ndeshet me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Kanadaja është e renditur në vendin e 30-të në renditjen e FIFA-s, kurse boshnjakët renditen në vendin e 64-të.

Përveç këtyre dy ekipeve, në grupin B gjenden edhe Zvicra dhe Katari.

Ndeshja Kanada – Bosnja dhe Hercegovina nis nga ora 21:00.

Të ngjashme