Për shkak të rritjes së numrit të azilantëve të ardhur nga ShBA në Kanada ushtria kanadeze ka ndërtuar një kamp ku do të qëndrojnë refugjatët
Për shkak të rritjes së numrit të azilantëve të ardhur nga ShBA në Kanada ushtria kanadeze ka ndërtuar një kamp ku do të qëndrojnë refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga ushtria në lidhje me çështjen thuhet se kampi i ri i përbërë nga strehimoret me çadër është ndërtuar në rajonin Quebec në Saint-Bernard-de-Lacolle, pranë kufirit me New Yorkun dhe se do të ketë një kapacitet për strehimin e 500 refugjatëve.
Më tej thuhet se që nga periudha 1 janar – 30 qershor nga ShBA-të në rajonin Quebec të Kanadasë kanë kaluar më shumë se 3.300 persona, dhe se për muajin korrik 1.200 të tjerë, ku pjesa më e madhe e këtyre refugjatëve njoftohet se janë me origjinë nga Haiti.
Zëdhënësi i Agjencisë së shërbimeve kufitare të Kanadasë Patrick Lefort, në një deklaratë për mediat kanadeze ka deklaruar se 700 persona nga refugjatët që kanë kaluar së fundmi në Kanada nga rruga ‘Roxham’ kanë pritur jashtë 2-3 ditë që të regjistrohen dhe se nuk kanë një vend ku mund të flenë.
Qeveria e qytetit e cila që nga muaji gusht përdor si strehë refugjatësh stadiumin olimpik Montreal, ka planifikuar që të përdorin për refugjatët edhe spitalin mbretëror Victoria me një kapacitet prej 320 shtretër.