Një kanalizim në rrugën “Uran Ajeti” përsëri ka shpërthyer. Fekalet janë duke u derdhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1, në pjesën më të populluar të Prishtinës.
As Ujësjellësi dhe as Komuna e Prishtinës ende s’kanë reaguar ndërkohë kanalizimi rrjedh prej dy ditësh.
Kjo nuk është hera e parë që kanalizimi në këtë lagje shpërthen.