Kandidati për deputet i LDK-së, Avdi Pireva së bashku me disa nga kandidatët e tjerë të kësaj partie kanë takuar afaristët e degës në Velani.
Gjatë këtij takimi kandidatët e LDK-së kanë biseduar me afaristët për brengat e tyre.
Tutje, postimi i plotë i Pirevës:
Ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me kolegët kandidatë: Lumir Abdixhiku dhe Doruntinë Maloku në organizimin e Nëndegëve Velania 1 dhe 2 , të degës së Tretë në Prishtinë në prezencën e Kryetarit të degës z. Hazir Borovci, të takojmë afaristët e Degës për të bashkëbiseduar me ta për programin tonë, për brengat, hallet e shqetësimet e tyre.
Me respekt
Avdi Pireva 68