Kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë takuar qytetarë të lagjes “Kodra e Trimave” në kryeqytet, me të cilët kanë bashkëbiseduar për problemet me të cilat ballafaqohen këta banorë, raporton EkonomiaOnline.
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi para banorëve të kësaj lagjeje tha se kësaj radhe u bashkuan për shtet dhe se do të vazhdojnë të luftojnë dukuritë negative që e kanë kapluar shoqërinë tonë.
“Ne u bashkuam për shtet, sot ne nuk kemi nevoj për pushtet, por pushteti ka nevoj për neve. Kontributi ynë në këtë ndryshim do të jetë vendimtar. Për të mirën do të vazhdojmë të punojmë, të keqen do të vazhdojmë ta luftojmë edhe nëse ajo është brenda nesh”, tha ai para dhjetëra të pranishmëve.
Ndërsa kandidati tjetër nga LD-ja, Beni Kizolli tha se u bashkuan me VV-në për të bërl Albin Kurtin kryeministër, porse do të jenë edhe të ndërgjegjshëm politikisht.
“Ne si kandidatë perveçse jemi pjesë e listës, përveçse do te kontribuojmë në këtë listë, përveçse po përkrahim Albin Kurtin për kryeministeë, ne do të jemi ndërgjegja e politikës”, përfundoi ai.
Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me dy deputetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.