Kush janë kandidatët që nuk arritën të sigurojnë ulëse në kuvend e morën pak vota?
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit humbëse e garës doli Nisma Socialdemokrate.
Partia e Fatmir Limajt nuk ia doli të kalonte pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Në listën e këtij subjekti pati kandidatë për deputetë që nuk arritën të marrin as njëqind vota.
Sokol Kokollari mori vetëm 55 vota, Fitim Berisha, 60 e Florida Kadriu 89.
Ndërkohë që vëllai i politikanit e ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Abdyl Krasniqi mori vetëm 2 mijë e 864 vota.
Por kandidatë të cilët janë votuar pak sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka edhe në parti tjera.
Analisti politik dhe publicisti, Dardan Islami ka marrë vetëm 749 vota.
Pak është votuar edhe Rrezofat Azemi, e cila u bë e njohur për një paraqitje të saj ku vështirë i kontrolloi emocionet para kryetarit të partisë së saj, Ramush Haradinaj.
Azemi mori 439 vota.
Ndërkohë numri 93 në listën e AAK-së, Diellza Rexhepi mori vetëm 97 vota.
E në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pse ishte në dhjetëshen e listës, shefja e kabinetit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, Ardita Dushi mori vetëm 1 mijë e 904 vota.
As numri 12 në listë, Doruntinë Maloku, nuk u largua nga kjo garë me rezultat të kënaqshëm meqë u votua vetëm 3 mijë e 522 herë.
Ndërkohë pak vota pati edhe Muharrem Svarqa, 3 mijë e 336 sosh.
Kurse ish moderatorja, Besa Buçinca e cila garoi në zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës mori 1 mijë e 367 vota.
Një rezultat të përafërt e pati edhe ish kryetari i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi që garonte me numrin 19 në listën e PDK-së.
Vota të mjaftueshme për të siguruar ulëse në kuvend nuk mori as 16 i PDK-së. Ramiz Kelemndi i cili ia doli të grumbullojë vetëm 4 mijë e 607 vota.
Ndërkohë në listën e partisë fituese, ndër emrat që garuan e nuk arritën të marrin vota të mjaftueshme është ai i gruas së artistit, Adem Mikullovci, Lumnije Mikullovci e cila mori një mijë e 714 vota.
Pak vota mori edhe Nita Bakalli Istrefi, 1 mijë e 714 sosh.
Rezultat fort të mirë nuk pati as Edmond Pruthi me një mijë e 987 vota.