Kandidati i AKR-së u premton zgjidhje banorëve të qendrës për ndotjen akustike

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 11:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti, shpalos programin e tij politik para qytetarëve në qendër, ku tha se fokusi kryesor është ndërhyrja në kërkesat urgjente të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Ne duhet ta kemi një vizion duke u bazuar në kërkesa të qytetarëve, ankesat dhe nevojat e tyre. Prishtina në të kaluarën ka stagnua sa i përket zhvillimit ekonomi. Prej vitit 1999 ka qenë degradim i qytetit dhe kemi pasur ndërtime të shumta pa leje. Vizioni ynë është qyteti i zgjuar”.

Madje, ai tha se bota dhe qytetet duhet të zhvillohet. Vizioni ynë bazohet në një qendër monitoruese.

“Unë si kryetar i ardhshëm do të jem afër qytetarëve dhe me ta. Qendra e Prishtinës ka të rëndësishme çështjen e ndotjes akustike. Ne kemi një vizion të saktë që parashohim instalimin e senzorve afër lokaleve. Momentin që ngritët zëri ne lajmërohemi. Dhe do jemi efikas sepse largojmë burokracinë. Vizioni ynë ndërlidhet me nevoja mediate. Të gjitha problemet në qendër të qytetit janë eliminuar”.

Ai tha se si projekt të rëndësishëm është prona që është shndërrua në pronë komunale  një investim prej 6 milionë eurove, ku do të kenë fusha të tenisit basketboll, futboll. Çështja e dytë është edhe zhvillimi ekonomik sa i përket viseve rurale, bujqësi ,blegtori.

“Me 17 tetor votoni AKR dhe mua si kryetar i saj”, tha Mehmeti.

Violeta Hasani, kandidate për Asamble Komunale, tha se zhurmat nga kafenetë është një ndër probblemet kryesore të kësaj pjese.

“Problemin e kemi me ndotje akustike ku u pamundësojnë jetesën qytetarëve. Shkaku i zhurmave nga kafenetë  është rritur numri i të sëmurëve.

Ajo falënderoi Mehmetin që iu ka ofruar ndihmë banorëve.

Të ngjashme